Përmbaruesi privat, Irfan Kërçagu nuk është përgjegjës për shkeljet disiplinore për çka ishte suspenduar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat në kuadër të Departamentit për Profesione të Lira në përbërje nga Manushe Karaqi kryesuese, Adnan Konushevci dhe Rushit Hoxha anëtarë e kanë cilësuar si të pabazuar raportin e Ministrisë së Drejtësisë për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Irfan Kërçagu.
Në pikën dy të vendimit, Komisioni ka konstatuar se Kërçagu nuk është përgjegjës për shkelje të pretenduara disiplinore gjatë veprimeve të ndërmarrja në lëndën përmbarimore P.nr.340/2022 deri të lënda P.nr.512/2022.
Vendimi i Komisionit Disiplinor është marrë më 1 qershor 2023 derisa lëndën e përmbaruesit privat e kanë përfaqësues avokatët Yll Zekaj dhe Jeton Hasani, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Më 19 maj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte njoftuar se ka nënshkruar Vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor.
“Duke pasur parasysh ankesat e qytetarëve dhe institucioneve ndaj përmbaruesve, i bëj thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre sepse nuk do të tolerojmë asnjë tejkalim kompetence apo shkelje”, kishte deklaruar Haxhiut.
Ndërkohë, më 24 maj, Përmbaruesi Irfan Kërçagu kishte ushtruar padi kundër Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar që të anulohet vendimi i 19 majit 2023, me të cilin vendim Kërçagu është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat.
Komisioni në këtë procedurë ka vlerësuar vetëm çështjen e kërkesës disiplinore që për komisionin përmbarues Kërcagu nuk është gjetur përgjegjës sepse sipas tyre komisioni nuk është lëshuar në ekzaminimin e kërkesës së incizuesit të procedurës .
Përmbaruesi privat, sipas Vendimit të Komisionit Disiplinor, ka ofruar pretendimet se ka vepruar në harmoni me Ligjin për Procedurën Përmbarimore sikurse me praktikat e mijëra rasteve tjera në Kosovë.
Sipas Komisionit, përmbaruesi privat nuk është përgjegjës për shkelje disiplinore. Aty konstatohet se Komisioni disiplinor nuk ka juridiksion të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së përmbaruesit. Po ashtu, aty thuhet se Komisioni Disiplinor që të vlerësojë kompetencën lëndore të pejimit të përmbarimit nga përmbaruesi privat./BetimipërDrejtësi