Kombëtarja e Kosovës grumbullohet sot, stërvitja e parë pasdite

Kombëtarja e Kosovës e fillon sot (e enjte) grumbullimin për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje kualifikuese në kuadër të Grupit I, pasi do të ndeshen me Rumaninë më 16 qershor dhe me Bjellorusinë, më 19 qershor.

Para disa ditësh, përzgjedhësi Alain Giresse publikoi listën me emrat e lojtarëve të ftuar ndërsa tani pritet t’ia fillojë punës.

Është vet FFK që ka njoftuar në lidhje me agjendën e ekipit përfaqësues, i cili pritet të grumbullohet sot.

Kosova do ta zhvilloj një stërvitje gjatë pas ditës së sotme dhe dy stërvitje gjatë ditës së nesërme (e shtunë).

Më poshtë e gjeni agjendën e stërvitjeve të Kosovës për dy ditët në vazhdim:

E enjte, 8 qershor

17:00 Stërvitje – Kampi Nacional në Hajvali

E premte, 9 qershor

10:30 Stërvitje – Kampi Nacional në Hajvali

17:00 Stërvitje – Kampi Nacional në HajvaliKo