Sot nis gjykimi Thaçit dhe të tjerëve, Krasniqi niset drejt Hagës

Pas marshit për drejtësi të mbajtur në Prishtinë, të dielën, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është nisur për në Hagë. Atje nesër do të nisë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

“Nga Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë, për të qenë pranë çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Mijëra qytetarë vërshuan sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.