Nis ceremonia e varrimit për gruan e vrarë në QKUK nga ish-burri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Hamide Magashit nga Lipjani, gruas që u dyshohet se u vra nga ish-burri i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet në fshatin Llugagji të Lipjanit.

Për rastin e vrasjes së Magashit, i dyshuari kryesor, tashmë i shpallur në kërkim është ish-burri i saj, Sokol Halili.