Ministrja Haxhiu prezente në ceremoninë e varrimit të 35 vjeçares që u vra nga ish-burri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është parë prezente në varrimin e Hamide Magashit, 35 vjeçares shtatzënë e cila u vra nga ish-burri i saj në oborrin e QKUK-së.
Varrimi i të ndjerës bëhet në varrezat e fshatit Llugagji të Lipjanit.

Për vrasjen e saj, në kërkim është shpallur Sokol Halili, ish-burri i saj i cili edhe aktualisht gjendet në arrati.