Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira është padyshim një ndër personazhet më të komentuar të showbizz-it. Me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”, njohjen me Dj Dagz dhe më pas me lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë, moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Sot ajo mbush 33 vjeç. Nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansa, miq dhe kolegë por gjithashtu nuk ka munguar një urim nga partneri i saj. “Gëzuar ditëlindjen zemër. Të duam më shumë se çdo gjë zemër”, ka shkruar Dagz krahas një videoje ku shihet moderatorja duke fryrë qirinjtë e tortës.