Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon për gazetën Nova ka thënë se Kosova dhe Serbia duhe ttë gjejnë një kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën e përparimit.
Ajo këto komente i ka bërë duke folur rreth dialogut Kosovë – Serbi, ndërsa është shprehur se Serbia është sot shumë larg BE-së dhe se reputacioni i saj është më i keqi që nga viti 1999.
“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkunudr punën e Miroslav Lajçakut dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, tha Von Cramon.
Ajo vlerëson se Serbia sot është shumë larg BE-së dhe për këtë thotë se nuk e di nëse serbët janë në dijeni.
“Unë nuk jam e sigurt se njerëzit në Serbi e dinë se repucationi i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, tha Cramon.
Në anën tjetër, sot në Serbi për vizitë po qëndron Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak i cili do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.