Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci nisin pushimet në Meksikë

Këngëtari dhe tashmë prezantuesi i njohur, Robert Berisha, prej kohësh po shijon një lidhje dashurie me modelen Laureta Maqedonci.

Çifti, të cilët bënë publike lidhjen muaj më parë, momentalisht ndodhen në pushime.

Dhe si destinacion kanë zgjedhur një vend të veçantë të quajtur Tulum, i cili gjendet në Meksikë.

Ka qenë autori i “Robi plaket kur don vetë” që ka shpërndarë disa imazhe përkrah partneres në InstaStory.

Ata duket se po kalojnë një periudhë të mrekullueshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.


Berisha më parë ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur të skenës, Nora Istrefi.