Vjedhet një veturë në Prevallë 1 min read

Një grua dje ka raportuar në Polici se vetura e saj është vjedhur në Prevallë.

Policia njofton se rasti është nën hetime dhe se janë në kërkim të të dyshuarve të panjohur.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën. Rasti nën hetime”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.