Aksident trafiku në Komaran, përfshihen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur në Komaran të Drenasit gjatë ditës së sotme, rreth orës 10:20.

Sipas pamjeve që ka siguruar Periskopi, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë dy veturave, por që në video shihet vetëm njëra nga to.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë -Pejë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por të dy veturat kanë pësuar dëme materiale.

Njëra pjesë e rrugës është bllokuar tërësisht, dhe trafiku është duke u zhvilluar shumë ngadalë në një rrugë alternative aty afër, derisa janë bërë edhe kolona veturash.