Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau, do të vijë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Rau do të pritet në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Gërvalla do ta presë Raun në aeroport në orën 18:30.
Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me agjendën e kryediplomatit polak.












