Klientët vihen në kurth nga taksisti në Vushtrri, vidhen 2 mijë e 500 euro – kështu ndodhi ngjarja

Taksisti i vë në kurthë klientët në Vushtrri, vidhen 2 mijë e 500 euro – kështu ndodhi ngjarja.

Policia e Kosovës njofton për një grabitje në rrugën “Viciana” të Vushtrrisë. Dy persona kanë raportuar se gjatë rrugës me taksi, taksisti ka futur në veturë edhe një tjetër udhëtar, i cili ka kryer grabitjen.

Sipas policisë, i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur.
Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE /Rr. Viciana, Vushtrri 04.07.2022 – 21:35. Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se pasi kanë hipur në një veturë taxi gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar veturën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.