Presidentja Osmani në takim me presidentin e Këshillit Evropian

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në presidencën e vendit, Osmani dhe Michel kanë filluar takimin e tyre ku pritet të diskutohen shumë çështje për vendin dhe më gjerë.

Michel ka arritur mbrëmë në Prishtinë, ndërsa sot pritet që të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, si dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë.

Michel vjen në Kosovë pas vizitave të shumta nga zyrtarët shtetërorë të huaj gjatë këtyre ditëve.

Në Kosovë qëndruan ministri grek, Nikos Dendias, kancelari gjerman, Olaf Scholz si dhe gjatë ditës së djeshme kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg.