Pa iu trembur syri, kryeministrja suedeze njofton se Suedia ka gati aplikimin në NATO

Suedia dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s. Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha të hënën në Stokholm se vendi do të aplikonte për t’u përfshirë në aleancën e mbrojtjes.

Paraprakisht, pothuajse të gjitha partitë në Parlament kishin shprehur mbështetjen e tyre për një kërkesë për anëtarësim. Pavarësisht kërcënimeve ruse, kryeministrja suedeze ka thënë se shteti i tyre është i vendosur për anëtarësim në NATO dhe se beson në përkrahjen e shteteve anëtare të NATO-s.

“Suedia ka nevojë për garanci formale të sigurisë që vijnë me anëtarësimin në NATO. Po ndodhë një ndryshim historik në politikën e sigurisë së vendit tonë” tha ajo.