Vodhi një veturë, arrestohet 29 vjeçari nga Ferizaj

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet E.S i moshës 29 vjeç, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhjen e një automjeti me datën 04.04.2022.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore .

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 04.04.2022 rreth orës 00:25, kishte pranuar një informacion nga personi me inicialet G.S (M/K) i moshës 38 vjeçar se në rrugën ‘’Salih Çeku’’ në Ferizaj iu kishte vjedhur automjeti i tij VË Golf VII me targa vendore.

Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe hetuesit policor i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast më pas janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto-krimeve”, thuhet në njoftim.