Veturat e parkuara në rrugë pamundësojnë kalimin e autoambulancës në Prishtinë

Ndalimi i veturave në vende joadekuate, shumë herë shkakton probleme të ndryshme tek qytetarët.

Por parkimi i automjeteve në njërën anë të rrugës dhe bllokimi i saj ka ndërprerë sot edhe punën e autoambulancës.

Autoambulanca e cila po tentonte të hynte në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, nuk ka arritur ta bëjë këtë për shkak të bllokimit të rrugës nga veturat e parkuara.

Kësisoj, pamundësia për të shkuar në vendin e caktuar dikujt mund t’i kushtojë me jetë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Video Player

00:00
00:27