Përleshje në mes të rrugës në Prishtinë, ndërhyjnë kalimtarët

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pak më herët në qendër të Prishtinës.

Në videon e cila ka ardhur në redaksinë e lajmi.net shihet se si dy persona janë ndalur në rrugë për t’i “qëruar hesapet”.

Aty vërehet teksa kalimtarët e rastit tentojnë ta ndalin përleshjen.

Nga Policia nuk janë deklaruar për rastin.