Pas batutës së Ermalit ku u përmend Bora, Beatrix refuzon të shkojë në studio dhe darkën me Donaldin

Mjaftuan pak orë brenda “Big Brother VIP” që Ermal Mamaqi të shkaktonte një bujë të madhe. Ai komentoi me banorët se në sezonin e dytë të H.O.T do të ftojë Bora Zemanin, në rolin e partneres së Ilir Shaqirit. Lajmi u komentua nga Donaldi i cili sugjeroi që Bora të paguhej mirë teksa qeshi së bashku me të tjerët.

Këto komente nuk i ka pritur aspak mirë Beatrix e cila është prekur. Gjatë spektaklit të sotëm Arbana tha se Beatrix ka refuzuar që sot të shkojë në studio dhe jo vetëm. Ajo po ashtu ka refuzuar edhe ftesën për të darkuar me banorët dhe Donaldin mbrëmjen e sotme që po bëhen si mundësi nga “Vëllai i Madh”.

Më herët ditën e sotme përmes një videoje në Tik Tok-un e tij Ermali sqaroi se gjithçka ishte në kuadër të shakasë dhe se fansat e Beatrix nuk kanë pse të revoltohen kur vetë Donaldi “u shkri” kur u përmend Bora. Ai i ftoi fansat të qetësohen dhe të respektojnë mendimin e gjithkujt. Aktori përmendi se e ëma e tij është fanse e Donaldit.