“Dashuria jonë triumfoi”, fejohet këngëtari shqiptar

Këngëtari i njohur shqiptar, Art Abazi i ka ëmbëlsuar të gjithë ndjekësit e tij me pamjet e publikuara së fundmi. Artisti ka postuar disa momente nga propozimi që i ka bërë partneres së tij.

“2/2/22, dashuria jonë triumfoi“, ka shkruar këngëtari në rrjetin social në Instagram teksa ka ndarë momentin e bukur ku iu ka treguar të gjithëve unazën bashkë me propozimin romantik.

Artisti prej kohësh është në një lidhje dhe shpeshherë ndan foto artistike me partneren .