Hoxhaj: Albini ta marrë shumë seriozisht letrën e Blinken

Enver Hoxhaj i PDK-së, që udhëhoqi diplomacinë kosovare për një kohë të gjatë, në një koment të shkurtër për Periskopin lidhur me letrën që sekretari amerikan i shtetit, e nisi në adresë të kryeministrit Albin Kurti, thotë se ajo duhet të merret shumë seriozisht.

Ja komenti i plotë nga z.Hoxhaj:

Letra e Sekretarit Blinken eshte ftese per nje momentum te ri per Kosoven!

Koha kur eshte derguar ne fillim te vitit, permbajtja e saj qe mbi 70 perqind merret me dialogun Kosove-Serbi, qellimi i qarte qe ky dialogu kryeteme ta kete njohjen e ndersjellte dhe lista e temave qe jane permenduar e bejne ate platforme te politikes jashtem amerikane ne 2022!

Qe ne fillim te letres e Sekretari Blinken tregon se kjo eshte agjenda e SHBA ne raport me Kosoven dhe presin qe kjo zbatohet ne bashkepunim te ngushte Ambasadorin Hovenier dhe te derguarin e posaqem Escobar, gje qe duhet marre shume seriozisht!

Kjo eshte nje mundesi e re, e veqante per Kosoven gjate administrates se Presidentit Biden dhe nese nuk shrytezohet, ndoshta nje shanse i humbur! Personalisht jam per te paren – shfrytezimi e ketij momentum – per te cilen partneri jone kryesor strategjike, SHBA eshte i vendosur te na mbeshtet per ta permbyll shtetesin tone!