Bleona Qerreti infektohet me Omicron, izolohet në ShBA

Bleona Qerreti është pjesë e spektaklit Love Story.

Por ajo nuk mundi të marrë pjesë në emisionin e fundit për shkak të COVID-19.

Ajo ka mbetur në Amerikë, ndërsa së bashku me të është infektuar edhe Robert Aliu.

Dy opinionistët janë infektuar me Covid me variantin Omicron por nuk kanë simptoma shqetësuese.

Përmes një videomesazhi të dërguar ata kanë përshëndetur të gjithë dhe kanë informuar për infektimin e tyre.

‘Mirëmbrëma të gjithëve, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshendesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër’, tha Bleona në videomesazh.

‘Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covid që më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit’, u shpreh Roberti.

Bleona jeton prej shumë kohësh në Amerikë dhe gjithashtu edhe karrierën e saj e ka krijuar atje.