Buta publikon projektin e ri me klip “Telebingo”

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë, reperin Buta ka lansuar projektin e ri muzikor.

Kënga mban titullin “Telebingo” dhe erdhi e vizuelizuar edhe me klip i cili tashmë gjendjet në kanalin zyrtar në YouTube.

Për muzikën e këngës u kujdes Edison Berkolli dhe Lim, miksimi dhe masterizimi po ashtu nga Lim, ndërsa videoklip me regji të Veton Bekteshit.

Kujtojmë që së fundmi Buta erdhi në një bashkëpunim me Dafina Zeqiri.

Kënga “Era” është pjesë e albumit të këngëtares “Dafinë moj” dhe u realizua edhe me klip.

Ndryshe, reperi nga Ferizaj kohë më parë i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren prej shumë vitesh.