Zhbllokohet rruga Prizren-Prevallë, ministria ka një apel për drejtuesit e automjeteve

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga Prizren-Prevallë.

Pas mbylljes për qarkullim për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe gurëve, Ministria e Infrastrukturës njoftoi se se mbrëmë pas orës 18:00 e deri më tani është arritur të bëhet zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund të zhvillohet normalisht.

“Ju informojmë se në rrugën Prizren – Prevallë, në kilometrin e gjashtë ku pati rrëshqitje të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, dhe për pasojë bllokimin e kësaj rruge që nga mbrëmë pas ores 18.00 e deri me tani është bërë zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund te zhvillohet sikurse më parë”, thuhet në njoftim.

Poashtu është thënë se bazuar në konfiguracionin e terrenit ku shtrihet kjo rrugë, bëhet thirrje tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në të gjithë gjatësinë e saj, pra nga Prizreni deri në Prevallë.

“Kujdes duhet të bëhet nga ndonjë ramje eventuale e gurëve”.