Paraburgim për një të mitur në Gjilan, dhunoi një vajzë po ashtu të mitur

Një i mitur në Gjilan është dërguar për 30 ditë në paraburgim pas i njëjti ka dhunuar një vajzë të mitur.

E.B., dyshohet se ka pryer veprën penale “dhunim”, duke e keqpërdorur seksualisht një të mitur,e cila për shkak të moshës nuk ka mundur të gjykojë dhe vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë, përfshirë dhe kryerjen e akteve seksuale.

Sipas Gjykatës Themelore në Gjilan, viktima në fjalë ishte raportuar si e humbur nga ana e prindërve të aj, ndërsa është kthyer në shtëpi më 10 dhjetor.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin për Mitur, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedures penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.