Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është anuluar.  Kështu ka bërë të ditur, Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate dërguar medieve.

Në këtë komunikatë nuk janë bërë të ditura arsyet e anulimit të kësaj mbledhje.

Kujtojmë se kohëve të fundit kanë dështuar disa herë mbledhjet e kryesisë së Kuvendit.