PZAP-ja ia refuzon kërkesën Vetëvendosjes në Prizren

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren.

 

Sipas vendimit thuhet se ankesa e parashtruar nga ana e Vetëvendosjes është e pabazuar.

Vetëvendosje, kishte parashtruar ankesë për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren, pas humbjes në balotazh.

Si pasojë, KQZ-ja nuk ka certifikuar rezultatet përfundimtare në këtë komunë.

Shaqir Totaj i PDK-së ka fituar me 1 mijë vota epërsi, përballë kandidatit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.