Sonte Kosova U21 synon këndelljen ndaj Shqipërisë U21

Sonte (e martë), Kombëtarja e Kosovës U21 do këtë përball Kombëtaren e Shqipërisë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

Pas tre humbjeve radhazi, të zgjedhurit e Michael Nees kërkojnë t’i japin fund rezultateve negative ndaj Shqipërisë U21.

Shqipëria U21 qëndron më mirë në grup, ngase renditen në pozitën e tretë me nëntë pikë, për dallim nga “Dardanët” e rinj që kanë arkëtuar vetëm tre pikë në katër ndeshje.

Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00.