Futbollistja e talentuar që jeton në Gjermani, Gentiana Fetaj do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës. 19-vjeçarja po zhvillon një karrierë të bujshme në Gjermani dhe vlerësohet si një futbolliste tejet e talentuar. Ajo deri më tash ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Gjermanisë (U15, U17, U19). Ndërmjetësues në ardhjen e kësaj futbolliste në kombëtaren dardane ishte gjyqtari i njohur dhe bashkëpunëtori i FFK-së, Gani Musliu. Pas kontakteve të vazhdueshme me presidentin Agim Ademi dhe bisedimeve të gjata me futbollisten dhe familjen e saj, është marrë vendimi që tash e tutje Gentiana ta përfaqësojë Kosovën. Tani FFK në kohë sa më të shpejtë që është e mundur do ta përgatisë dokuementacionin e nevojshëm për pajisje me pasaportë dhe për licencim në FIFA. Ardhja e Gentiana Fetaj do t’i japë impuls Kombëtares A për paraqitje sa më të mira në të ardhmen. Ajo luan në rolin e mesfushores dhe deri më tash ka regjistruar 23 ndeshje për ekipin kombëtar të grupmoshave të Gjermanisë, derisa aktualisht është pjesë e FC Carl Zeiss Jena.
Latest article
Dinamo dhe Prishtina e Re do të përballen në ndeshjen e barazhit
Është përmbyllur edicioni i rregullt në Raiffeisen Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Suhareka dhe Ferizaj janë kurorëzuar një javë më herët si...
Hapet procesi i akreditimit për ndeshjet e majit dhe qershorit
Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet finale të Kupës së Kosovës të të...
Ademi në mesin e legjendave, me shiritin e kapitenit në ekipin e UEFA-së
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi po qëndron në Bangkok të Tajlandës, ku nesër do të zhvillohet Kongresi i 74-t i FIFA-s. Para punimeve të...