Mahrez mendon largimin nga Man City

Sulmuesi duket se nuk është i lumtur në “Etihad Stadium”.

Riyad Mahrez nuk është më një titullar i padiskutueshëm i Pep Guardiolës dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak.

Në 11 ndeshjet e fundit sulmuesi ka startuar nga fillimi në vetëm dy prej tyre, dhe duket se ka filluar të mendojë për një të ardhme diku tjetër.

Sipas mediave angleze, algjeriani do të jetë i hapur të dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të tij gjatë merkatos së dimrit.

Përkundër minutave të pakta në dispozicion, Mahrez ka arritur të realizojë tetë gola e dy asistime në 15 ndeshje që ka luajtur.

30-vjeçari, ka kontratë me Man City deri në qershor të vitit 2023, por mund të largohet qysh në janar të 2022 nëse merr ofertën e duhur.