Me përshëndetje ushtarake Hisen Berisha betohet si deputet, zëvendëson Uran Ismailin

Hisen Berisha është deputeti më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend, pas dorëheqjes së ish deputetit, Uran Ismaili.

Ismaili ka dhënë dorëheqje javë më parë për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Prishtinës, por edhe në kryesinë e PDK-së.

Kuvendi po vazhdon punimet me deklarimet jashtë rendit të ditës.