Përfundon mbledhja e Komitetit HatTrick në Tiranë 

Ka përfunduar mbledhja e Komitetit HatTrick të UEFA-s që u mbajt sot në Tiranë. Ky komitet drejtohet nga zv/presidenti i UEFA-s, Karl-Erik Nilsson, derisa pjesë e tij janë edhe presidenti Agim Ademi dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, derisa i ftuar nderi këtë herë ishte edhe presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini. Gjatë këtij takimi u shqyrtuan dhe më pas u miratuan projektet e rëndësishme zhvillimore të paraqitura në Komitet, si edhe u bë një bilanc i punës së bërë deri më tani përmes implementimit të investimeve. Në 17 vite të programit HatTrick, UEFA ka financuar në më shumë se 1500 projekte me një vlerë të madhe financiare prej 3 miliardë eurosh, duke e kthyer HatTrick në programin më të madh për zhvillimin e futbollit dhe solidaritetit.