Rama: Serbia po bën manovra teatrale në veri, me fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur më shumë 20 vjet vjet më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar para mediave pas takimit që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Rama me këtë rast deklaroi se ndjehet mjaftë mirë që po viziton Prishtinën, pas përfundimit të asamblesë të OKB-së ku çështja e njohjes së Kosovës ishte një nga përparësitë e vizitës që pati në Nju-Jork.

“Poashtu një nga përparësitë e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e OKB-së, do të jetë pikërisht nxitja e njohjes nga të gjithë e realitetit të pakthyeshëm të Kosovës, si përmbyllje e natyrshme e kapitullit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Në radhë të parë është Serbia që duhet të njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është për të ardhur keq që në ë vend të përparimit konkret të dialogut dhe çlirimit nga e shkuara sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës.Ato manovra nuk mbrojnë në fakt qytetarët në veri të Kosovës, siç pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës më shumë se 20 vjet më parë që sikur kanë dalë nga varri me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serb në Kosovë.Fakt se qytetarët serb në Kosovë jetojnë të pakërcënuar nga askush madje ju paguhen edhe faturat e energjisë elektrike nga Qeveria këtu, si askujt askund jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë”,tha Rama.

Tutje ai tha se këto manovra sjellin në skenë të shkuarën dhe nxisin nacionalizmin vandal të zjarrvënësve të institucioneve publike që janë për t’u shërbyer pikërisht atyre qytetarëve serbë.

“Atyre qytetarëve serbë që nuk janë viktima të ndonjë persekutimi me sfond etnik, por janë pengje të stangacionit në dialogun Kosovë-Serbi.Aplikimi i reciprocitetit të targave është vetëm një normë elementare e të drejtës së Kosovës, por edhe marrëveshje e arritur në kohë në mes dy qeverive.Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë që e gjykoj të drejtë e të qartë e i pandryshuar qysh nga qasi i parë që u shfaq në konflikt. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë dhe s’është me Serbinë e s’ka asnjë të drejtë që të kthejë targat në një përditshmëri konfliktuale ku mizat po i bëjnë buall thuajse Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndonjë luftë, ku vetëm po kërkon marrëveshje të arritur.Dua të ripërsëris qëndrimin tonë se tanimë që problemi është shtruar dhe askush nga miqtë nuk e diskuton domosdoshmërinë e konsolidimin të reciprociteti të targave, e për kujdes e policëve në atë zonë nga nevoja për tu siguruar që nuk cenohet siguria e të mos kthehet një problem në mes Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë”, tha Rama.

Edi Rama deklaroi se Qeveria e Shqipërisë ndan bindje që problemet do të zgjidhen me dialog, duke shmangur ngrirjen e konfliktit në këtë pikë.

“Natyrisht që edhe këtu duhet të jemi shumë të qartë, i takon Qeverisë së Kosovës se si të trajtojnë më tej në aspektin strategjik këtë situatë delikate, por kjo është një mundësi e mirë për të treguar edhe një herë gatishmërinë për dialog të barabartë dhe për të çuar dialogun në një nivel të ri edhe me mbështetjen e miqve dhe partnerëve strategjik të Kosovës që po kërkojnë që të zëvendësohen forcat ushtarake me fuqinë diplomatike”.