Nga kjo datë në Kosovë nuk mund të hyjnë ata që s’janë vaksinuar me dy doza

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, të miratuara së fundi nga Qeveria e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar pak më parë masat e reja, ku janë detajuar lehtësirat dhe ndalesat që janë vendosur si masë parandalimit për përhapjen edhe më të madhe të këtij virusi.Në njoftimin e MSh-së u theksua se nga data 13 tetor, çdo person që hyn në Kosovë, duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, ose test PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.
Po ashtu, në njoftim është bërë e ditur se e njëjta do të vlejë edhe për punonjësit në institucione dhe ndërmarrje publike.