Caktimi i datës për zgjedhjet lokale, LDK shkon në takimin e ftuar nga Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, për t’u konsultuar rreth caktimit të datës për zgjedhjet lokale.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

“Po do të marrim pjesë në takim. Takimi do të mbahet në orën 16:15”, ka thënë Halimi.

Halimi ka theksuar se në këtë takim do të shkoj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe partitë tjera LVV, PDK dhe AAK.