Vuçiqi për takimin me Kurtin: E takoj nëse s’kam ndonjë punë tjetër

Në muajin qershor pritet të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

E, për këtë takim është deklaruar Vuçiq. Ai, ka thënë se në këtë takim do të marrë pjesë vetëm nëse nuk ka ndodnjë punët tjetër.

“Nëse ajo ditë është e lirë për mua, do të shkoj, nëse jo, do t’iu them që ta shtyjnë takimin për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Ndërkaq, 11 maji ishte përmendur si datë për takim mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, por që ky takim nuk ndodhi. Për këtë Kurti kishte thënë se shkon në takim për të cilin nuk është pëlqimi i tij paraprakisht, derisa kishte potencuar se pranon të shkojë që darkën me krerët e Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që u mbajt dje (18 maj 2021).