Nora Istrefi shkëlqen në këtë paraqitje

Këngëtarja din se si të paraqitet në rrjete sociale dhe pothuajse çdoherë merr vëmendjen.

Grimeri, Arbër Bytyqi së fundmi ka publikuar një imazh të këngëtares.

Në fotografinë e publikuar shihet Nora Istrefi e rregulluar me një makijazh të veçantë dhe flokët po ashtu.

Artistja shqiptare ka pozuar brenda një ambienti teksa veshur mban një fustan të ngushtë ngjyrë vjollce i cili i ka venë në dukje figurën e saj të përsosur.

Arsyeja e publikimit të kësaj fotografie nuk dihet mbase është edhe nga xhirimet e ndonjë klipi muzikor nga Nora.