Paris Hilton: bluza famëkeqe “ndalo së qeni i varfër” është e rreme

Aktorja ka bërë një zbulim tronditës për fansat në rrjete sociale: Bluza e saj famëkeqe “ndalo së qeni i varfër” është e rremë.

“Pra, kjo është fotoja ime në internet – jam e sigurt që e keni parë”, fillon Hilton në një video të postuar në TikTok , tani më e parë më shumë se 6.5 milion herë.

“Unë kurrë nuk e kam veshur atë bluzë”, thotë ajo duke iu drejt sfondit që paraqet imazhin e saj të famshëm që jep mesazhin “stop being poor” nëpër bustin e saj. “Kjo ishte plotësisht e rregulluar me ‘photoshop’. Të gjithë mendojnë se është e vërtetë, por kjo nuk është e vërteta”.

@parishilton
Debunking the #STOPBEINGPOOR myth. ??‍♀️? Don’t believe everything you read. ? #greenscreen #Iconic ?

♬ original sound – ParisHilton

Pastaj, mesazhi i vërtetë shfaqet në ekran. “Ndaloni së qeni i dëshpëruar”, thotë ajo, duke lexuar bluzën që kishte veshur atë natë rreth 16 vjet më parë.

“Mos besoni gjithçka që lexoni”, paralajmëron Paris në fund.