Burri në Lipjan sulmon bashkëshorten, e godet me mjet të fortë

Të shpeshta janë rastet e dhunës në familje, të cilat herë raportohen e herë mbahen të fshehta.

Policia e Kosovës së fundi ka arrestuar një person të dyshimtë në Lipjan, pasi që i njëjti me një mjet të fortë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.