Giresse flet pas barazimit me Andorrën, tregon nëse po e mendon dorëheqjen?

Alain Giresse analizoi barazimin 1-1 ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”. Në prononcimin për emisionin “Dardanët” në SuperSport, trajneri francez i Kosovës deklaroi:

“Arsyet e dështimit sonte? Mendoj se nuk e gjetëm zgjidhjen. Na mungoi diçka për konkretizimin e rasteve. Edhe arbitri nuk mori vendimet e duhura. Ka shumë gjëra që kjo ndeshje përfundoi 1-1.

Ishim të vetëdijshëm që Andorra do të luante e ngjeshur pas. Kishim aksione, krijuam raste, por nuk ia dolëm të depërtonim për të shënuar e fituar.

Pishman për zgjedhjet në formacion? Kam kërkuar të luanim më shpejt, dhe të liroheshim më shpejt. Na mungoi veprimi i fundit. Kjo gjë ndikoi.

A po e mendoj dorëheqjen? Është shumë herët të flitet, ende ka lojë. Ende ka pikë. Nuk mund ta quaj këtë punë të humbur. Mundësia e kualifikimit ekziston gjithmonë.

Qëllimi im të vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua se çfarë u kënaq juve. Mua më intereson të vazhdoj të punoj dhe të vazhdoj përpara”, theksoi Giresse.