Jim Carrey-t i ndalohet hyrja në Rusi

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të hënën se 100 kanadezë janë shtuar në listën e personave të ndaluar të hyjnë në vend si përgjigje ndaj sanksioneve kundër Rusisë nga Kanadaja, shkruan “The Washington Post”.

Në mesin e të sanksionuarve është edhe autorja Margaret Atwood, aktori Jim Carrey dhe Amy Knight.

Ministria tha se ata dhe të tjerët, shumë prej të cilëve janë të lidhur me organizatat etnike ukrainase, u ndaluan për shkak të përfshirjes në “formimin e diskursit (të Kanadasë) agresivisht anti-Rusi”