Ademi takon ambasadoren e Kosovës në Gjermani
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndodhet në Oslo me Kombëtaren e Kosovës për miqësoren kundër Norvegjisë sot është pritur nga ambasadorja e Kosovës në shtetin nordik, Nita Luci.
I pari i futbollit kosovar ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me ambasadoren Luci, teksa ka vlerësuar rolin e bashkatdhetarëve tanë në Norvegji.”
Ambasadoren e falënderova për mikpritjen dhe bashkëpunimin...
Dardanët mbajtën stërvitjen e fundit në Kosovë, Muriqi e Berisha e presin me optimizëm duelin me norvegjezët
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Oslo, ku të mërkurën do të luajë miqësoren me Norvegjinë. Edhe në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar, derisa për shkak të një shqetësimi të vogël muskular, Elbasan Rashani ka stërvitur i diferencuar nga...
”Real Madrid Liga e Kampionëve”
Real Madridi është fituese e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24.
”Mbretërit” në finalen e ”Wembleyt” mposhtën Borusia Dortmundin, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline
Dani Carvajal shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 74-të.
Nëntë minuta më vonë, Vinicius JR vulosi fitoren e ”Los Blancos”.
Ky është titulli i 15-të i Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ademi: Nata para finales së ‘Champions’-it gjithmonë e mbushur me emocione
Në prag të finales së shumëpritur të Ligës së Kampionëve ndërmjet Borussia Dortmund dhe Real Madrid, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë emocionet dhe entuziazmin e tij për këtë ngjarje madhështore.
Ademi, i cili ndodhet në Londër, theksoi rëndësinë e kësaj finaleje dhe rolin që ka Londra, si vendlindja e futbollit, në organizimin e një...
Ademi në Londër bashkë me Perez dhe Watzke
Një natë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund – Real Madrid, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bëri një postim në rrjetet sociale me dy presidentët e klubeve finaliste, Florentino Perez dhe Hans-Joachim Watzke.
Ademi, i cili ndodhet në Londër me ftesë të UEFA-së, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga nikoqiri...
Ademi takohet me homologun holandez e përgëzon për postin në krye të federatës
Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka përgëzuar presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Holandës, Frank Paauw për pozitën e re duke i uruar suksese në punë.
Ademi ka paralajmëruar marrëveshje bashkëpunimi me Holandën për ngritjen dhe avancimin e futbollit kosovar.
“Me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Holandës, Frank Paauw. E...
Foda: Miqësorja me Norvegjinë test i mirë për Ligën e Kombeve
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur mjaft optimist për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet më 5 qershor në Oslo. Në konferencën për media të mbajtur të enjten në hotel ‘Emerald’, Foda ka deklaruar se ekipi i tij është maksimalisht i motivuar për paraqitje të mirë ndaj ekipit nordik.
“Kjo miqësore është parapërgatitje e mirë...
Ilir Avdyli i bashkohet Kombëtares për miqësoren kundër Norvegjisë
Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe tashmë iu ka bashkuar ekipit kombëtar në grumbullimin për miqësoren e ardhshme kundër Norvegjisë.
Avdyli, i cili ka treguar paraqitje shumë të mira në kampionatin vendor, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 5 qershor, pasi Arijanet Muric...
Reagon EULEX-i për operacionet në veri: Monitorimi është komponentë esenciale e jona
Pas operacioneve të fundit nga Policia e Kosovës në veri, EULEX-i ka deklaruar se mandati i tyre që nga viti 2018 përfshin vetëm monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, dhe jo ndërhyrjen ekzekutive.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ka bërë të ditur se ky mision është i mandatuar të...
E vendosin flamurin gjerman, Barcelona zyrtarizon trajnerin e ri
Gjigandi spanjoll, Barcelona ka gjetur trajnerin e ri. Dhe ai është gjermani, Hansi Flick, i cili do ta zëvëndësojë Xavin.
Flick do të nënshkruajë kontratën trevjeçare me Barcelonën dhe do të marrë rreth 1.5 milionë euro në vit, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale, Barça ka paralajmëruar zyrtarizimin e Flickut, duke vendosur një flamur gjerman.
Flick, ka qenë më parë trajner i Bayern...












