Viktimat në Liqenin e Badovcit u kërkuan për më shumë se 7 orë, u gjetën sot në mëngjes
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë te Liqeni i Badovcit.
Një veturë ka rënë në Liqen ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona.
Reporteri.net mëson se kërkimet kanë zgjatur mbi 7 orë, ku ekipet e kërkim-shpëtimit arritën mëngjesin e sotëm t’i gjejnë viktimat.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë...
Ademi pret homologun e tij nga Zvicra, flasin për avancim të marrëdhënieve
Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc dje dhe sot po qëndron për vizitë zyrtare në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku u prit nga presidenti Agim Ademi. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy federatave.
Gjatë takimit, presidenti Ademi dhe homologu i diskutuan mbi avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella, duke theksuar se...
Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit tetor kundër Lituanisë dhe Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Në listën e Fodës janë edhe tre futbollistët që në grumbullimin e kaluar u liruan para ndeshjes me Qipron, për shkak të shkeljes së rregullave, Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arijanet...
Pas aksidentit lajmërohet bashkëshorti i Genta Ismajlit
Mbrëmë është raportua se Genta Ismajli ditë me parë pësoi aksident në Shtetet e Bashkuara përkatësisht në Çikago.
Për këtë ka reaguar edhe bashkëshorti i saj Usta ku theksoi edhe pse nuk ishte pranë saj në atë moment, por me zemër është gjithmonë pranë.
“Me mungon shume në çdo moment je në mendjen time. Zemra ime është gjithmonë me ty, pa...
Xhamia e Jabllanicës përfundon e tëra nën ujë, imami dhe familja shpëtuan pasi qëndruan në çati
Kushteve të rënda atmosferike në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i ka shpëtuar as një xhami në Jabllanicë, vendi ku u prek më sa shumti nga vërshimet.
Kryeimami i Bashkësisë Islame Jabllanicë Ekrem ef. Hoxhiq i tha gazetarit të Anadollit se xhamia ishte plotësisht nën ujë.
Mbi sipërfaqen e ujit dukej vetëm maja e çatisë dhe minarja.
Kryeimami tha se imami dhe familja...
Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet fare për pije
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se është rritur niveli i manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit, kësisoj ka rekomanduar që uji të mos përdoret për pije, por vetëm për higjienë personale dhe ambientale.
IKSHPK thotë se vlerat e manganit në ujë kanë tendencë për rritje të vazhdueshme, prandaj rekomandon...
UEFA shpall Edon Zhegrovën si lojtarin më të mirë të ndeshjes: Lille 1-0 Real Madrid
Edon Zhegrova ishte njeriu i ndeshjes në përballjen që Lille e fitoi 1-0 përballë Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Që nga starti i ndeshjes, ylli i Kosovës ishte një kërcënim për Los Blancos.
Zhegrova këtë e dëshmoi edhe në minutën e 45+3-të kur fitoi penallti.
Ishte një gjuajtje e lirë për skuadrën franceze, ndërsa përgjegjësinë e mori Edoni.
Nga goditja e tij,...
Takimi me diasporën shqiptare në Poloni, Kurti: Bosht i rëndësishëm i lidhjeve mes dy shteteve
Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Poloni ka pasur një takim edhe me diasporën shqiptare.
Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet me bashkatdhetarët tanë, kryeministri diskutoi për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.
“Kryeministri tha se diaspora jonë është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet...
Messi shënon dy gola të mrekullueshëm, Inter Miami fiton titullin e fazës së rregullt në MLS
Lionel Messi shënoi dy gola të mrekullueshëm dhe Luis Suarez gjithashtu hyri në listën e golave teksa Inter Miami mundi Columbus Crew 3-2 për të fituar MLS Supporters Shield, titulli që i jepet çdo vit skuadrës më të mirë në sezonin e rregullt.
Ky trofe përfaqëson titullin e dytë në historinë e shkurtër të Inter Miami pas Kupës së Ligës...
Barnat dikur të shumëkërkuara, tani me afat të skaduar në barnatoren e QKUK-së
Në kulmin e pandemisë COVID-19, në vitet 2020 dhe 2021, ilaçi Remdesivir vështirë mund të gjendej në Kosovë, ose duhej të paguhej qindra euro.
Sot, mijëra pako të tij, me afat të skaduar, gjenden në Barnatoren Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Unë nuk kam qenë këtu atëkohë, por është një dhomë me produktin Remdesivir, me rreth 7 mijë...












