S’po gjen minuta te Reali, Milani interesohet ta rikthejë ish-yllin e tij
Brahim Diaz nuk po mund të gjejë minutat e duhura te Real Madridi.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, për marokenin po interesohet ish-skuadra e tij Milani.
Diaz, kishte qenë pjesë e Milanit në formë huazimi për tre vjet, ku gjatë qëndrimit të tij kishte fituar “Scudetton” në vitin 2022.
Mesfushori maroken, këtë sezon ka bërë vetëm 9 paraqitje ku ka shënuar 9...
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që humbi jetën në një aksident në Itali
Sot i jepet lamtumira e fundit 21 vjeçarit nga Malisheva, Rilind Thaqit, i cili vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali para disa ditësh.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 14:00, në varrezat e fshatit Pllaqicë.
“Miq e bashkëvendas, ju njoftojmë se varrimi i djalit te axhes, Rilind Thaqit behet sot...
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj një personi, dyshohet për torturë të rreth 500 qytetarëve e dëbime masvie
Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit S.L për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.
Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Panorc, Komuna Malishevë.
“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë...
Donika Gërvalla del para Gjykatës, deklarohet e pafajshme për raportim të rrejshëm të pasurisë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalur para Gjykatës lidhur me akuzat për mosraportim ose raportim të rrejshëm të pasurisë.
Gërvalla është deklaruar e pafajshme për akuzat e Prokurorisë.
Vitin e kaluar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës.
Prokuroria dyshon se Gërvalla në formularin për deklarim të pasurisë, më 22 mars të 2021-s s’i ka paraqitur të dhënat e...
Presidenti Ademi dhe drejtori teknik Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për zhvillimin e futbollit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me ud.sekretarin e përgjithshëm, njëherësh drejtorin teknik, Marcus Weidner, kanë pritur sot në takim dy të deleguarit e FIFA-s për zhvillimin e futbollit, Juerg Nepfer dhe Tomas Danilevicius, ky i fundit konsulent për zhvillimin rajonal të futbollit.
Gjatë këtij takimi, presidenti Ademi ka njoftuar zyrtarët e FIFA-s për zhvillimet...
Kosova e mbyll vitin me fitore, mposht Lituaninë
Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore të rëndësishme, me rezultat 1:0 ndaj Lituanisë në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kombeve, të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fitorja ia Dardanëve pozitën e dytë në Grupin C2, me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Lituania e mbylli kampanjën pa asnjë pikë. Rumania kryeson grupin me 15 pikë, ndërsa...
Eroll Salihu: Thirrjet “Kosova është serbi” nuk janë raciste – do ta humbim ndeshjen 3-0
Kosova dhe Rumania po e presin vendimin final të UEFA-s për fatin e ndeshjes që u ndalua në Rumani pas thirrjeve raciste ndaj shtetit të Kosovës nga ana e tifozëve rumunë.
Eroll Salihu në emisionin “Favorit” tha se pret se Kosova do ta humb ndeshjen 3-0 në tavolinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Salihu tutje potencoi se sipas tij thirrjet “Kosova është Serbi” nuk...
Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës: Mosvazhdimi i ndeshjes, vendim i drejtë
Në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë te Kombëtarja e Kosovës, duke dhënë mbështetjen e tij dhe të qeverisë për futbollistët, stafin dhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Kjo vizitë e kreut të Qeverisë, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla...
Deklaratë publike e Federatës së Futbollit të Kosovës Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, një sulm ndaj vlerave të futbollit dhe dinjitetit të Kombëtares së Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dënon ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e fair play-it,...
Futbolistët e Kosovës braktisin fushën pas thirrjeve raciste të tifozëve rumun
Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, pas thirrjeve raciste nga tifozët rumun.
Futbollistët e Kosovës e kanë braktisur fushën dhe janë futur në dhomat e ndeshjes.
Ishte duke u zhvilluar minutat e fundit, dhe rezultati ishte i barabart 0-0.












