Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë në botë me mbi 500 milionë ndjekës në platformat: Facebook, Twitter dhe Instagram

Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që grumbulloi 500 milionë ndjekës në tri platformat më të mëdha të rrjeteve sociale: Facebook, Instagram dhe Twitter.

Superylli i Juventusit është bërë një ikonë globale dhe është padyshim një nga yjet më të famshëm të futbollit ndonjëherë, shkruan SportBible.

Sipas BR Football, Ronaldo ka arritur rekordin para askujt tjetër në të gjithë botën.

 

Instagram mendohet të ketë rreth një miliardë përdorues që do të thotë se rreth 15 për qind e përdoruesve të platformave po ndjekin fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë.

Krahasuar me rivalin Lionel Messi, Ronaldo ka 78 milionë ndjekës më shumë në Instagram ndërsa Messi nuk ka një llogari personale në Twitter.

Messi është gjithashtu më mbrapa në departamentin e Facebookut pasi nuk ka arritur 100 milionë pëlqime.

Ai festoi ditëlindjen e tij të 36-të vetëm pak ditë më parë.

Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

 

Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram