Mozzik udhëton drejt Italisë për fundjavë

Mozzik po viziton Italinë për fundjavë.

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, duket se po viziton Italinë për këtë fundjavë.

Këtë e bëri të ditur ai përmes rrjeteve sociale ku publikoi disa fotografi të ndryshme ku dukej se po shijonte kohën e tij atje.

Ai publikoi në Instagram një imazh ku shihej në qytetin e Milanit të Italisë dhe duket se po kalon një kohë të mirë teksa shijon edhe bukuritë e vendit.

“Përshëndetje nga qyteti më i bukur”, thotë Mozzik teksa buzëqesh për kamerën.