Agim Ademi uron ferizajasit për rikthim në AlbiMall Superligë

Statusi i ploë i kryetarit tę Federatës së Futbollit, Agim Ademi:

???? Urime FC Ferizaj rikthimi në AlbiMall Superligë!

???? Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi B është një sukses i merituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm për klubin tuaj.

???? Me punën tuaj profesionale, organizimin e mirë, përkushtimin e gjithsecilit në klub dhe mbështetjen e tifozëve arritët që brenda një viti të riktheheni në elitë.

???? Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët, tifozët “Ujqit” dhe të gjithë qytetarët ferizajas për këtë sukses. Uroj që në edicionin e ardhshëm me paraqitjet tuaja t’i jepni hijeshi Superligës dhe të kontribuoni në rritjen e mëtejme të nivelit të futbollit në vendin tonë.

???? Mirë se u riktheve në Superligë!

???? Urime Ferizaj!