Agim Ademi ka marrë pjesë në eventin e Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”.
Ky event u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës mori ftesë nga presidenti Armand Duka dhe e cilësoi si të nevojshëm bashkëpunimin mes vete.
“Presidenti Duka dhe FSHF-ja po udhëheqin rrugën drejt zgjidhjes së sfidave të futbollit në Shqipëri, duke u fokusuar në bashkëpunimin me të gjithë aktorët e fushës”, thuhet në njoftimin e Ademit.
Ky plan i FSHF-së shërben për të adresuar zgjidhjen e sfidave komplekse që mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit me të gjithë aktorët në fushën e futbollit.