Dje, Real Madridi mposhti Getafen me rezultat 2 – 0.
Pavarësisht mungesave të mëdha, Zidane vendosi që mesfushori Isco të jetë në stol dhe e lejoi të zhvillonte vetëm 15 minuta.
I pyetur lidhur me situatën e spanjollit, tekniku francez tha se lojtari nuk ishte i gatshëm.
“Isco nuk mund të niste. Ai ka stërvitur vetëm një herë me skuadrën”.
“Për këtë arsye i kam dhënë vetëm 15 minuta. Kjo është e gjitha”, tha ai.
Zidane momentalisht është në pozitën e dytë, pesë pikë prapa Atleticos që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluar.