E kritikuan për lidhjet e dështuara, Halle Berry jep përgjigjen epike

Halle Berry ka reaguar pasi i thanë se ‘nuk mund ta mbajë një burrë’.

Aktorja kishte përgjigjen perfekte pasi dikush u përpoq ta kritikonte për lidhjet e saj të shumta të dështuara, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

E gjithë kjo filloi kur Berry postoi një mesazh në Instagram, ku thoshte “Gratë nuk ju detyrohen juve m***”.

Një komentues i shkroi “E thotë gruaja që nuk mund ta mbajë një burrë”.

Ndërsa, përgjigja e aktores ishte “Kush thotë se dua të mbaj një njeri të gabuar? Sepse…. Unë nuk e bëj.”

Një tjetër i tha se Halle kishte ca telashe me burrat në jetën e saj, ndërsa ajo sërish nuk u përmbajt duke i replikuar “Jo, ata kishin probleme me mua”.

Fituesja e “Oscar” gjithashtu iu përgjigj një tjetër komentuesi në Instagram, duke thënë “Askush nuk është kujdesur kurrë për mua…asnjëherë”.

Kur bëhet fjalë për jetën e saj të dashurisë, Berry ka pasur disa marrëdhënie. Ajo ishte e martuar me lojtarin e bejsbollit David Justice nga 1993 deri më 1997. Ajo u martua me burrin e saj të dytë, Eric Benet më 2001 dhe u divorcua zyrtarisht më 2005.

Berry kishte fëmijën e saj të parë me modelin Gabriel Aubry më 2008 para se çifti të ndahej dy vjet më vonë.

Pas disa vitesh lidhje, Berry dhe Olivier Martinez u martuan më 2013 dhe mirëpritën fëmijën e dytë të Berryt më vonë atë vit.

Çifti njoftoi më 2015 se ishin divorcuar.