Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po përmbushin edhe një tjetër zotim, atë të rritjen e pagës minimale.
Paga minimale, është miratuar në lexim të dytë në Kuvend, ku nga 130, 170 euro, është rritur në 264 euro bruto për të gjitë.
“Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.
Kurti ka shkruar se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.
“Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj”, ka shkruar tutje Kurti.